Sylvinho do yllin e Gjermanisë

Futboll

Sylvinho do yllin e Gjermanisë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:44
Brajan Gruda

Prej dy sezonesh luan në Bundesligë.

Është aq i talentuar saqë trajneri i kombëtares shqiptare mori rrugën së fundmi për ta parë direkt e padyshim për të folur me të.

Ky talent quhet Brajan Gruda, është 19 vjeç, luan për Mainz dhe Sylvinho shpreson ta bindë për të veshur fanelën kuqezi.

Në 26 janar, braziliani ishte në stadiumin e Frankfurtit, ku Mainz lunate për Bundesligën dhe pati një bisedë me adoleshentin.

Nuk dihen hollësitë, ndonëse besohet se lojtari i ka shprehur teknikut falenderimin për vizitën dhe vlerësimin, dhe i ka thënë se synon të luajë për Gjermaninë.

Në total, në Bundesligë, Gruda ka 18 ndeshje, me 1 gol e një asist, ka luajtur edhe në Kupën e Gjermanisë, si dhe ka luajtur për Mainz në Bundesligën për 17 e 19-vjeçarë.

Ai i bëri shumë përshtypje yllit të Bayern, Thomas Muller, që postoi një foto me fanelën e shqiptaro-gjermanit.

Lojtari ofensiv i krahut ka qenë prezent në kombëtaret gjermane të moshave, nga U15 deri në U21, dhe padyshim që pret një ftesë nga trajneri Julian Nagelsman.

Nuk dihet nëse kjo ftesë do të vijë, por Shqipëria mbetet me shpresë që Gruda të mos thirret aq shpejt nga “pancerat” dhe të zgjedhë kombëtaren e vendit të babait të tij, Bujar Gruda, që ka luajtur me Vllazninë në vitet 80-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat