Ademi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Futboll

Ademi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Agim Ademi nderon Nicholas Abbottn

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Me këtë rast, kreu i FFK-së shprehu mirënjohje e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që ambasadori ka ofruar për federatën dhe futbollin e Kosovës.

Ai tha se ambasadori Abbott ka qenë një partner i vërtetë në promovimin e vlerave pozitive që futbolli i përfaqëson, derisa mbështetja e tij ka qenë frymëzim për federatën në misionin e saj për gjithëpërfshirje.

Në anën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar lavdëroi punën e FFK-së dhe përkushtimin e saj që t’u jepen mundësi të barabarta për lojën e futbollit të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.

Ai tha se në mesin e kujtimeve më të mira nga misioni i tij diplomatik në Kosovë pashmangshëm do të mbetet mikpritja e jashtëzakonshme që iu bë Kombëtares së Anglisë, për çka falënderoi edhe një herë FFK-në, tifozët ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit Abbott fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe një mirënjohje për bashkëpunimin korrekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat