​Pozitën e ka në rrezik, Tuchel: Nuk ndjej presion

Futboll

​Pozitën e ka në rrezik, Tuchel: Nuk ndjej presion

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 20:04
​Pozitën e ka në rrezik, Tuchel: Nuk ndjej presion

Humbja kundër Bayer Leverkusenit në vikend ia ka lëkundur seriozisht pozitën e trajnerit Thomas Tuchelit te Bayern Munichu.

Tekniku gjerman pësoi humbjen e tretë të sezonit me Bayernin në Bundesliga, humbje kjo e cila e lë kampionin gjerman pesë pikë larg vendit të parë, Bayer Leverkusenit.

Gjithashtu, humbja ndaj Bayerit ngriti spekulime të shumta, që Tuchel nuk e ka të sigurt pozitën e tij te Bayerni.

Tani, Tuchel ka reaguar për këto spekulime, duke thënë se ai nuk po ndjen presion te kampioni gjerman.

“Jo, nuk po ndjej asnjë rritje të presionit. Është e domosdoshme të kesh vetëbesim, është e domosdoshme të jesh vetëkritik. Sa më e madhe bëhet zhurma, aq më i fortë bëhet presioni, dhe më e rëndësishme bëhet të qëndrosh i qetë”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat