Reali ballëlart në Gjermani e Manchester City në Danimarkë

Futboll

Reali ballëlart në Gjermani e Manchester City në Danimarkë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 shkurt 2024 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 22:58 më 13.02.2024
Pamje nga ndeshja Leipzig - Real

Mysafirët fitojnë, City i fortë

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Leipzig-ut vendas, në takimin e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. 

Reali ka mundur të shënojë fitore edhe më të thellë sikur Diaz të shënonte në minutën e 72-të por goditja e tij u ndal në shtyllën e  majtë të poshtëm të vendasve. Në minutën e 48-të, Brahim  Diaz kaloi disa

lojtar dhe nga rreth 14-15 metra shënoi në. këndin e djathtë, 0:1.

Leipzig – Real 0:1

Shënues: Diaz (49').

Karton të verdhë:Simakan, Rose, Sesko, Poulsen - Carvajal, Vinicius Junior.

Leipzig: Gulacsi, Simakan, Klostermann, Orban, Raum, Henrichs (Haidara  75'), X. Schlager (Kampl 90'), Dani Olmo (Elmas 75'), Xavi, Openda (Poulsen 75') dhe Sesko.
Real Madrid: Lunin, Carvajal, Tchouameni, Nacho, F. Mendy, Kroos, Camavinga, Brahim Diaz (Lucas 84'), Fede Valverde, Rodrygo (Joselu 84')  dhe Vinicius Junior.

Copenhagen – Manchester City 1:3

Kartona të verdhë: Falk, Diks, Neestrup - .

Shënues: Mattsson (34') - De Bruyne (11'), Bernardo Silva (45+1'), Foden (90+1').

Copenhagen: Grabara, Jelert, Vavro, McKenna, Diks,  Diogo Goncalves (Hojlund 70'), Falk, Mattsson (Larsson 81'), M. Elyounoussi, Claesson (Cornelius  55') dhe Achouri (Sorensen 81').
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Ake, Rodri, Bernardo Silva (Nunes 78'), Foden, De Bruyne, Grealish (Doku 21') dhe Haaland.

Manchester City fitoi në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Copenhagen-it.

City me një këmbë është në çerekfinale.

Golat për Cityn i shënuan De Bruyne (11’), Silva (45+1’) e Foden (90+1’) dhe për vendasit shënoi Mattsson (34).

Manchester City fiton

(E plotësuar) - 88' Ndeshjet drejt fundit.

76' Leipzig në presion.

72' Leipzig me fat, shtylla e shpëton..

61' City kërkon golinn  e tretë.

57' Ndeshje të forta.

49' Brahim Diaz  kaloi një nga një lojtarët, futet në 16-sh dhe nga rreth 14-15 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të Leipzig-ut.

Leipzig – Real 0:1

Shënues: Diaz (49').

Karton të verdhë:Simakan, Rose, Sesko, Poulsen - Carvajal, Vinicius Junior.

Leipzig: Gulacsi, Simakan, Klostermann, Orban, Raum, Henrichs (Haidara  75'), X. Schlager (Kampl 90'), Dani Olmo (Elmas 75'), Xavi, Openda (Poulsen 75') dhe Sesko.
Real Madrid: Lunin, Carvajal, Tchouameni, Nacho, F. Mendy, Kroos, Camavinga, Brahim Diaz (Lucas 84'), Fede Valverde, Rodrygo (Joselu 84')  dhe Vinicius Junior.

Copenhagen – Manchester City 1:3

Kartona të verdhë: Falk, Diks, Neestrup - .

Shënues: Mattsson (34') - De Bruyne (11'), Bernardo Silva (45+1'), Foden (90+1').

Copenhagen: Grabara, Jelert, Vavro, McKenna, Diks,  Diogo Goncalves (Hojlund 70'), Falk, Mattsson (Larsson 81'), M. Elyounoussi, Claesson (Cornelius  55') dhe Achouri (Sorensen 81').
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Ake, Rodri, Bernardo Silva (Nunes 78'), Foden, De Bruyne, Grealish (Doku 21') dhe Haaland.

47' Pjesa e dytë pritet të ketë gola në Leipzig.

Përfundojnë pjesët e para.

45+1' Bernardo Silva kalon në epërsi Manchester Cityn.

43' City nuk e ka lehlë me Copenhagenin.

40' Leipzigu po i kundërvihet me sukses Realit.

34' Magnus Mattsson ka barazuar rezultatin 1:1 në sfidën Copenhagen - Manchester City,32' Reali po luan me siguri të plotë.

27' City po luan me kujdes të shtuar.

22' Leipzig po tregon lojë të mirë.

18' Ndeshjet të mira.

14' Reali e kërkon golin.11' Kevin De Bruyne ka shënuar për 0:1 në të mirë të Manchester Cityt.

7' Reali është në presion.

4' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

1' Fillojnë ndeshjet.

Real Madridi kërkon fitore në takimin e parë të Champions League.

Është ndeshje e parë e të tetës së finales.

Reali në presion të gjermanëve.

Manchester City është më  qetë dhe kërkon fitore në konak të skuadrës daneze Copenhagen.

Publikohen formacionet zyrtare Lejpzig - Real Madrid

Publikohen formacionet zyrtare Lejpzig - Real Madrid!

Leipzigu pret Real Madridin sot në sfidën e parë me eliminim direkt mes dy skuadrave, një duel interesant që vë ekipin e Ançelotit përballë një kundërshtari jo edhe aq të lehtë, pavarësisht faktit se këtë vit në kampionat nuk është paraqitur në nivelin e rivalëve për titull.

Vendasit e drejtuar nga Marko Rose shpresojnë te forma e mirë e Dani Olmo dhe Çavi SImons, të cilët janë elementët më të rrezikshëm në fazën ofensive për këtë skuadër.

Ndërsa nga ana tjetër, Ançeloti i ka besuar një vend në rreshtimin titullar përsëri Brahim Diaz, për të shfrytëzuar formën e mirë që po kalon ky i fundit.

Kampionët kërkojnë fitore në tokën daneze

Pas afro dy muajsh pritje, për të gjithë të apasoniuarit e sportit të futbollit rikthehet kompeticioni më spektakolar për klube, në botë, UEFA Champions League, teksa mbrëmjen e kësaj të marte, duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillohen dy supersfidat e para e raundit të 1/16-ve, të këtij turneu magjepsës.

Kështu, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, “Vikingët” danezë të FC Copenhagen do të sfidojnë “zotët” aktualë të “Veshllapushes”, Manchester City. Natyrisht pritet një ndeshje e madhe e për këtë aryse, tekniku Pep Guardiola i ka hedhur të gjithë në fushë, duke filluar “arkitekti”, Kevin de Bruyen, “luzitani”, Bernando Silva, “yjet” anglezë, Phil Foden e Jack Grealish, si dhe “vikingun” norvegjez, Erling Haaland.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendasit, me teknikun Jacob Neestrup, skuadra e së cilit ka zhvilluar përballje mbresëlënse në ndeshjet miqësore, ku veçanërisht ka shkëlqyer “fantazisti” norvegjez, Mohamed Elyounoussi, me 29-vjeçarin e sulmit, që ka arritur të shënojë plot 5 gola, në dy përballjet e fundit.

Në përballjen tjetër, të mbrëmjes, “Demat e Kuq”, të RB Leipzig presin në “Red Bull Arena”, “padronët” e këtij kompeticioni, “Galaktikët” e Real Madrid, sfidë që për këta të fundit do të jetë shumë e vështirë, teksa mungojnë lojtarë si Jude Bellingham, David Alaba, Antonio Rudiger e Eder Miliato, mirëpo tekniku Ancelotti, duket se i ka marrë masat.

Kështu, “Don Carlo” ka vendosur të godasë rivlaët gjermanë me “samba” në majën e sulmit, teksa në fushën e lojës si titullarë janë “yjet” brazilianë, Vinicius Junior e Rodrygo. Në mesfushë Bellingham është zëvendësuar nga Brahim Diaz, ndërsa në qendrën e mbrojtjes tekniku italian ka vijuar të mbrohet me dyshen Nacho Fernandez-Aurelian Tchouameni.

Megjithatë, nuk mbeten pas as “gjigantët” e Bundesliga, me teknikun, Marco Rose, i cili ka një katërshe të frikshme në repartin ofensiv, repart, i cili përbëhet nga “tulipani” holandez, Xavi Simons, “fantazisti” spanjoll, Dani Olmo, “bomberin” belg, Lois Openda e talentin slloven, Benjamin Sesko lojtarë të cilët kanë treguar se janë të aftë të “ndëshkojnë” një skuadër si 14 herë fituesit e UEFA Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat