Anis Mehmeti jep asist në fitore

Futboll

Anis Mehmeti jep asist në fitore

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:03
Pamje nga ndeshja

Anis Mehmeti po rigjen formën e tij më të mirë te Bristol Siti.

Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist në përballjen e sotme kundër Sauthemptonit.

Lojtari 23-vjeçar ka dhënë asistin në golin e parë të Bristolit. Mehmeti mori bukur krahun dhe depërtoi në zonë, nga ku dha një pasim të përsosur për Bellin në minutën e 52-të të takimit.

Bristoli gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera me Dikin (72’) dhe Kornikun (82’), ndërsa Sauthemptoni shënoi golin e vetëm nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat