​De Bruynen e krahason me verën, Guardiola: Ai është një Brunello di Montalcino

Futboll

​De Bruynen e krahason me verën, Guardiola: Ai është një Brunello di Montalcino

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Pep Guardiola

Që prej rikthimit nga lëndimi, Kevin De Bruyne po kalon nëpër një formë fantastike.

Ylli belg ka zhvilluar deri tani shtatë ndeshje me Cityn, dhe kampioni anglez i ka fituar që të gjitha.

Po ashtu, City ka arritur që gjatë kësaj periudhe të shënojë 20 gola, ndërkaq vetëm De Bruyne ka arritur të përfshihet në dy gola dhe shtatë asistime.

Formën e mirë të De Bruynes e ka lavdëruar edhe trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili e krahasoi belgun me verën, pasi veçse po shkon duke u bërë më i mirë.

“Kevin De Bruyne po bëhet më i mirë, si një verë e mirë! Ai është ndoshta një Brunello di Montalcino ose Sassicaia. Ai është rikthyer shumë i freskët në trupin e tij, por edhe në mendjen e tij. Kontributi i tij është gjithmonë i veçantë, Kevin është i veçantë”, tha Guardiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat