Milani shpërblen Piolin për “jubileun” në Serie A

Futboll

Milani shpërblen Piolin për “jubileun” në Serie A

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Stefano Pioli - majtas

Duke e njohur atë, me kënaqësi do t’i ndërronte arritjet personale me zgjatjen e serisë së shkëlqyer që ka karakterizuar Milanin në vitin 2024 (një muaj e gjysmë).

Nuk mund të thuhet se Stefano Pioli në këto katër vite e gjysmë te kuqezinjtë nuk ka lënë gjurmë në CV-në e tij personale futbollistike.

Kundër Napolit ai iu bashkua Sacchit në vendin e gjashtë, në mesin e trajnerëve me më shumë stola (220) në historinë e “Djallit”, ndërsa dje në Milanello u shpërblye për fitoren e 100-të në Serie A.

Një ceremoni surprizë, e kërkuar nga klubi për të nënvizuar rëndësinë e arritjes së trajnerit. Pioli nuk e priste, sepse Milani zakonisht shpërblen shifrat e rrumbullakëta për sa i përket frekuentimit (siç ndodhi në fakt me trajnerin pas 200 stolave). Për këtë arsye nisma ishte veçanërisht e mirëpritur.

Një sukses që erdhi me rastin e 3-2 ndaj Udineses, 20 janarin e kaluar. Drejtori ekzekutiv kuqezi e shpërbleu Piolin. Giorgio Furlani me medalje, ndërsa ekipi i dhuroi trajnerit një fanellë speciale të firmosur nga të gjithë lojtarët dhe stafi.

Furlani e komplimentoi trajnerin në emër të klubit dhe kujtoi sesi kjo ceremoni mbërriti vetëm pak ditë pas 200 stolave, ​​me të cilët Pioli iu bashkua Sacchit. “Kjo arritje është veçanërisht e përzemërt, – tha CEO i kuqezinjve, – sepse për mua Sacchi ishte një trajner referencë, kur isha i ri.

Tani që e keni arritur atë është një krenari e madhe”. Më pas Pioli iu drejtua ekipit: “Kjo arritje nuk do të kishte ndodhur pa ju. Kjo medalje është për ju, pa mentalitetin dhe ndjenjën e përkatësisë nuk do ta kisha arritur. Tani duhet të shohim përpara, ju uroj edhe 100 fitore të tjera me mua”.

Përveç Furlanit, në Milanello ishin të pranishëm Ibrahimovic, Moncada dhe D’Ottavio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat