Mbappe iu ofrua Liverpool-it

Futboll

Mbappe iu ofrua Liverpool-it

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:17
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe, nuk është mister, mund të largohet nga PSG në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madridi. Klubi i Florentino Perez është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e kampionit francez.

Sulmuesi 24-vjeçar është një nga futbollistët më të lakmuar në planet, por për të nënshkruar me të duhen vërtet shumë para. Pra, jo të gjitha klubet janë të gatshëm t’i vendosin ato para në tavolinë për të nënshkruar me kampionin e botës më 2018.

Sipas asaj që raporton “Independent”, përfaqësuesit e Mbappes, vitin e kaluar ia kanë propozuar Liverpool-it lojtarin francez.

Klubi nga “Anfield”, megjithatë nuk ka bërë asnjë ofertë. “Reds” nuk donin ta “tradhtonin” strategjinë e tyre financiare. E njëjta gjë vlen edhe për Arsenalin, një tjetër klub që ish-lojtari i Monacos do t’i ishte afruar me dëshirë, pjesërisht për të ndjekur hapat e Henry.

Dikur plani i tij i karrierës bazohej në legjenda dhe një nga dëshirat e tij ishte të ndiqte rrugët e idhujve. Tani opsionet e tij, në mënyrë paradoksale, janë të kufizuara. Sigurisht, është një kontradiktë, por janë të pakta skuadrat që mund të përballojnë Mbappé. Kjo është arsyeja pse “Los Blancos” vazhdojnë të jenë favoritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat