Enea Jorgji në Ligën e Konferencës

Futboll

Enea Jorgji në Ligën e Konferencës

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Enea Jorgji

Enea Jorgji rikthehet në Kupat e Europës, ndërsa nga UEFA është caktuar gjyqtar në Ligën e Konferencës në raundin e Play-off. Bëhet fjalë për sfidën mes Molde dhe Legia Varshavë, që do të zhvillohet të enjten në ora 18:45 në “Aker Stadium”.

Ndihmës të Jorgjit do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë ndërkombëtari tjetër, Eldorjan Hamiti.

Në sistemin VAR për Jorgjin do të jenë italianët Luka Paireto dhe Mikael Fabri. E vëzhgues do të jetë francezi Alen Sars, kurse delegat skocezi Skot Stradhërs.

Kjo nuk është hera e parë që Jorgji gjykon në Kupat e Europës, apo dhe në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. E së bashku me Juxhin Xhajën vijojnë të mbajnë lart emrin e gjyqtarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë Jorgji nuk do të mund të ketë mundësi të arbitrojë Ernest Muçin, i cili në merkaton e janarit nga Legia e Varshavës kaloi tek turqit e Beshiktash. Gjithsesi, Liga e Konferencës do të ketë edhe ndikimin e “bilbilit” shqiptar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat