Ja gara për stolin e Barcelonës

Futboll

Ja gara për stolin e Barcelonës

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:23
Barcelona

Barcelona ka një katalog për të ardhmen e bankinës së saj pas lajmërimit të Ksavit për largimin më 30 qershor.

Ka disa skenarë të mundshëm dhe këto do të implementohen në varësi të ecurisë së ekipit. Ajo që është e qartë është se Ksavi do të largohet nga posti i tij. Kjo u bë e ditur pas disfatës në “Montjuiç” ndaj Vijarrealit 3-5 dhe nuk ka kthim prapa.

As nga ana e trajnerit dhe as nga ana e klubit, cilido qoftë ecuria e Barcelonës në Champions League. Prej këtu hyjnë në lojë shumë emra si Roberto de Zerbi, Hansi Flik, Rafa Markez, Jyrgen Klop, Mikel Arteta apo Tiago Mota.

Ka nga ata që janë në pozicion më të mirë dhe të tjerë që tashmë janë përjashtuar nga klubi, pavarësisht se emrat e tyre kanë dalë në media të ndryshme. Skenari i parë është nëse rezultatet e ndeshjeve të radhës nuk janë të mira.

Që skuadra vazhdon të humbasë pikë në La Liga apo dhe një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampioneve përballë Napolit. Kjo mund të çojë në largimin e Ksavit pa pritur qershorin.

Vendimi paraprak do të ishte emërimi i një trajneri provizor dhe figura kryesore është në klub, trajneri i ekipit të dytë, Rafa Markez deri në fund të sezonit. Dhe aty më pas do të ishte gara e madhe ku nga emrat më të përfolur dy janë atë që qëndrojnë në krye të listës, Hansi Flik dhe Roberto de Zerbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat