Barcelona në dilemë për mesfushorin

Futboll

Barcelona në dilemë për mesfushorin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:33
Frenkie De Jong

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku e kërkoi për një kohë të gjatë Manchester United. Tashmë është Tottenhami që po tenton ta transferojë në Premier League.

Drejtuesit e Spurs kanë paraqitur një ofertë te Barcelona për blerjen e mesfushorit holandez gjatë merkatos verore. 60 milionë euro përfshirë bonuset, është propozimi i klubit londinez.

Ndërkohë që 26-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”. Barcelona e vlerëson shumë De Jong, por vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

Mesfushori është pjesë e kombëtares holandeze prej shtatorit të vitit 2018. Deri tani numëron 54 ndeshje dhe 2 gola me tulipanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat