Luka Toni analizon sezonin e zikaltërve: Atletiko do të tregojë sa vlen Interi

Futboll

Luka Toni analizon sezonin e zikaltërve: Atletiko do të tregojë sa vlen Interi

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 19:55
Luka Toni

Luka Toni ka analizuar sezonin që po bën Interi dhe thotë se skuadra mund të ketë rrugë të gjatë në Champions. Sipas bomberit italian, gjithçka do të kuptohet edhe nga ndeshja e parë me Atletikon.

“Sigurisht që Interi mund të bëjë rrugë të gjatë edhe në Europë, por do të na tregojë shumë dueli me Atletikon.

Në kampionat ka ende shumë ndeshje dhe diferenca e krijuar është e madhe me ndjekësit. Inzagi mund të jetë më i qetë për të përgatitur sfidat.

Tani është prova e së vërtetës. Nëse do të kalojë me lehtësi edhe Atletikon, atëherë do të thotë se mund të bëjë sezon të mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Atletiko nuk është ekip i lehtë dhe do të shërbejë si një peshore”, ka thënë Toni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat