Bayerni tronditet! Një karton i kuq në Romë, PSG gjunjëzon Sociedadin 

Futboll

Bayerni tronditet! Një karton i kuq në Romë, PSG gjunjëzon Sociedadin 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 shkurt 2024 Në ora: 20:47 Përditësuar në ora: 22:52 më 14.02.2024
Lazio feston

PSG e fortë

Bayern Munihu tronditet në Romë, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Lazio, në takimin e parë të të tetës së finales së Champions League.

Fitore e madhe e Lazios por që nuk i jep qetësi për sfidën e kthimit në “Allianz – Asrena” në Munih.   

Në minutën e 48-të, Isaksen bëri një veprim të jashtëzakonshëm dhe kur pritej të shënoj nga afërsia, ai dështoi në rastin ideal dhe fat për Bayernin.

Lazio - Bayerni 1:0

Shënues: Immobile (69' - nga penalltia).

Kartona të kuq: Upamecano.

Kartona të verdhë. KImmich.

Lazio: Provedel, Marushiq, Gila (Patric 81'), Romagnoli, Hysaj (Lazzari 60'), Vecino, Guendouzi, Luis Alberto (Kamada  81'), Isaksen (Pedro 74'), Immobile (Castellanos 74') dhe Felipe Anderson.
Bayerni: Neuer, Mazraoui, Upamecano, M.-J. Kim, Guerreiro, Kimmich, Goretzka (de Ligt  73'), L. Sané (Tel 81'), T. Müller (Choupo-Moting 82'), Musiala dhe Kane.

PSG -  Sociedad 2:0

Kartona të verdhë: Le Normand.

Shënues: Mbappe (58'), Barola (71')..

Kartona të verdhë: Traore.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo Pereira (Hernandez 72'), Lucas Beraldo, Zaire-Emery, Vitinha, Fabian, Dembele (Kolo Muani 83'), Mbappe dhe. Barcola (Asensio 72')
Sociedad: Alex Remiro, H. Traore, Zubeldia, Le Normand (Pacheco  79'), Javi Galan (Aramburu 88'),  Zubimendi, Merino, Mendez (Turrientes 79'), Kubo, Barrenetxea (Zakharyan 66') dhe Silva (Sadiq  79').

Upamecano i Bayernit në minutën e 67-të është ndëshkuar direkt me karton të kuq pasi që faulloi shumë keq ndaj lojtarit të Lazios, Isaksen dhe gjyqtari akordoi penallti për Lazion.

Immobile me gjakftohtësi goditi nga pika e bardhë dhe 1:0.

Bayerni 23 minuta u paraqit pa një futbollist.

Nga ana tjetër, reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur 60 minuta për Lazion.

PSG para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sociedadit dhe ka një epërsi të mirë për sfidën e kthimit.

Kylian Mbappe me shokë treguan lojë të mirë dhe me meritë shënuan fitore.  

Futbollistët Kylian Mbappe (58’) e Barcola (71’) shënuan për fitoren e vendasve.

Lazio fiton

(E plotësuar) -  Minuta e fundit.

88' Minutat e fundit.

83' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

Lazio - Bayerni 1:0

Shënues: Immobile (69' - nga penalltia).

Kartona të kuq: Upamecano.

Kartona të verdhë. KImmich.

Lazio: Provedel, Marushiq, Gila (Patric 81'), Romagnoli, Hysaj (Lazzari 60'), Vecino, Guendouzi, Luis Alberto (Kamada  81'), Isaksen (Pedro 74'), Immobile (Castellanos 74') dhe Felipe Anderson.
Bayerni: Neuer, Mazraoui, Upamecano, M.-J. Kim, Guerreiro, Kimmich, Goretzka (de Ligt  73'), L. Sané (Tel 81'), T. Müller (Choupo-Moting 82'), Musiala dhe Kane.

PSG -  Sociedad 2:0

Kartona të verdhë: Le Normand.

Shënues: Mbappe (58'), Barola (71')..

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo Pereira (Hernandez 72'), Lucas Beraldo, Zaire-Emery, Vitinha, Fabian, Dembele (Kolo Muani 83'), Mbappe dhe. Barcola (Asensio 72')
Sociedad: Alex Remiro, H. Traore, Zubeldia, Le Normand (Pacheco  79'), Javi Galan (Aramburu 88'),  Zubimendi, Merino, Mendez (Turrientes 79'), Kubo, Barrenetxea (Zakharyan 66') dhe Silva (Sadiq  79').

77' PSG dejt fitores.

72' Bayerni në presion.

71' PSG po tregon forcën. shton epërsinë 2:0 me golin e Barcolas.

69' Immobile shënon për 1:0 për Lazion.

 67' Upamecano  Bayernit është ndëshkuar me karton të kuq pasi që faulloi shumë keq ndaj lojtarit të Lazios, Isaksen dhe penallti64' Sociedad e do barazimin.

60' Lojë e hapur në Romë.

58' Kylian Mbappe kalon në epërsi PSG-në. 

55' Lojëra të mira.

50' Pa gola në Romë e në Paris.47' Lazio pati rast të mirë nga Isaksen por vonohet.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Ndeshje e fortë në Romë.

41' Fat i madh për Lazion, Leon Goretzka gjen Jamal Musialan (Bayern Munih) me një pasim të bukur, por ai nga pozita ideale e nga afërsia  godet mbi traversë

36' ndeshej të mira,

Lazio - Bayerni 0:0

Lazio: Provedel, Marushiq, Gila, Romagnoli, Hysaj, Vecino, Guendouzi, Luis Alberto, Isaksen, Immobile dhe Felipe Anderson.
Bayerni: Neuer, Mazraoui, Upamecano, M.-J. Kim, Guerreiro, Kimmich, Goretzka, L. Sané, T. Müller, Musiala dhe Kane.

PSG -  Sociedad 0:0

Kartona të verdhë: Le Normand.

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo Pereira, Lucas Beraldo, Zaire-Emery, Vitinha, Fabian, Dembele, Mbappe dhe. Barcola
Sociedad: Alex Remiro, H. Traore, Zubeldia, Le Normand, Javi Galan,  Zubimendi, Merino, Mendez, Kubo, Barrenetxea dhe Silva.

32' Leroy Sane (Bayern Munih) godet topin nga goditja dënimi por jashtë shtyllës së djathtë.

30' Pa gola në dy ndeshje.

25' Rast i mirë! Ousmane Dembele (PSG) merr një pasim të përsosur brenda zonës dhe goditja e tij e pa saktë.

24' Lazio duket mjaft e rrezikshme.

22' Brais Mendez (Real Sociedad) kroson topin në zonë nga gjuajtja e lirë, por mbrojtja largon rrezikun.

17' Sociedad po mbrohet mirë.

13' PSG po bën presion.10' Bayerni po orvatet maksimalisht.

6' Bayerni po bën presion.

3' Nuk ka gola në Romë e në Paris.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

“Baskët” sfidojnë Mbappe, “Bavarezët” kërkojnë fitoren në “mitikun” e “Shqiponjave”

Mund të thuhet se nuk është një ditë feste vetëm për çiftet. Mbrëmja e 14 shkurtit ka rezervuar dy përballje spektakolare, në kuadër të raundit të parë, të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku në fushë do të zbresin “gjigantë” të futbollit evropian, të cilët kanë mahnitur jo pak futbolldashësit me performancat e tyre, në fushën e blertë.

Kështu, në “Parc des Princes”, vendasit e Paris Saint-Germain do të presin “Baskët” e Real Sociedad, me këta të fundit që vijnë në këtë fazë si të parët nga grupet e Champions-it, ku rivalë kishin edhe nënkampionët e Evropës, Inter, ndërsa “Kuqeblutë” francezë ia dolën të renditeshin të dytët në grupin e “ferrit”, duke lënë jashtë një ekip me goxha histori, në këtë kompeticion, siç janë edhe “Kuqezinjtë” e Milan.

Përë këtë sfidë tekniku Luis Enrique u ka besuar më të mirëve, ku në sulm nuk ka sesi të mungojë “ylli” i ekipit, Kylian Mbappe, i cili do të mbështetet nga “fantazisti” francez, Ousmane Dembele. Porta do të “blindohet” nga Donnarumma, ndërsa në mesfushë përgjegjës për udhëheqjen e këtij reparti do të jetë talenti vendas, Warren Zaire-Emery, i cili pushoi në sfidën e fundit të kampionatit, ndaj Lille, vetëm për të qenë në formën e tij optimale kundër “Baskëve”.

Në krahun tjetër, tekniku Imanol Aguacil nuk ka sesi ta nisë lojë pas “Samurain Blu”, në majën e sulmit, Takefusa Kubo, me talentin japonez, i cili vetëm 2 ditë më parë nënshkroi kontratën e tij të re me klubin dhe është gatia t’ia shpërblejë. Tekniu spanjoll mbështet gjithashtu edhe te dyshja e mesfushës Mikel Merino e Martin Zubimendi, ndërsa në mbrojtje diferencën pritet ta bëjë, Le Normand.

Në përballjen tjetër të mbrëmjes, “Shqiponjat” italiane, te Lazio do të sfidojnë “Bavarezët” gjermanë të Bayern Munich, me “gjigantët” e Bundesliga, që i pret një përballje tjetër e vështirë në “ferrin” e “Stadio Olimpico”, stadium që ka treguar se di të “përulë” skuadra të mëdha e ndoshta përjashtim, nuk bëjnë as 6 herë fituesit e Champions League.

Sa i përket formacioneve, tekniku, Mauricio Sarri ka vendosur t’i besojë “Legjionarit” të Kombëtares sonë në krahun e mbrojtjes, me shkodranin, Elseid Hysaj, që do ta nisë që nga minuta e parë, sfidën ndaj “Bavarezëve”. Protagonist pritet të jetë edhe “bomberi” italian, Ciro Immobile, i cili në repartin ofensiv do të mbështetet nga Felipe Anderson e Gustav Isaksen.

Ndërkaq, tekniku Thomas Tuchel i ka gati të gjithë, teksa do të tentojë të hedhë “pas krahëve”, humbjen e turpshme 3 me 0, nga “Aspirinat” e Bayer Leverkusen. Kane, Muller, Sane e Musiala janë të gatshëm të sulmojnë gjatë gjithë kohës portën e Provedel, ndërsa prapavija do të mbulohet nga Upamecano e Kim Min-Jae, me “shkatërruesin”, Joshua Kimmich, që do të jetë i vendosur para  tyre. .

Sociedadi në presion

Parisi i Kilië Mbape dhe yjeve të tjerë do e nisinë rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Champions-it kundër Real Sociedad.  

Parisienët do e luajnë ndeshjen e parë përpara tifozërisë së tyre, me qëllim hipotekimin e kualifikimit, ndonëse përballet gjendet një “bunker” si baskët e Sociedad.  

Kampionët e Francës hyjnë në raundin e 1/16, Liga e Kampionëve, ku 16 precedentët kanë arritur të kalojnë 12 sezone të njëpasnjëshme. 

Trajneri Luis Enrike ka hedhur për këtë sfidë gjithë “altilerinë” e rënë, ndërkohë që Kimpembe dhe Shkriniar janë dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Nga ana tjetër në radhët e spanjollëve, bie në sy mungesa e spanjollit Odriozola.

Lazio - Bayern, Sarri i beson Hysajt

Mbrojtësi kuqezi do të startojë si titullar kundër bavarezëve

Liga e Kampionëve rikthehet për Lazion, që sonte do të përballet me Bayern në fazën e 16-shes.

Në mbrojtje Hysaj është i preferuar ndaj Lazzarit, në mesfushë Vecino do të përpiqet të shtrëngojë dhëmbët, ndërsa në sulm Isaksen favorizohet ndaj Pedros. Upamecano rimëkëmbet në mbrojtje dhe Tuchel mbështetet te Kane në sulm.

Bayern ka mbetur i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit kundër ekipeve italiane në Ligën e Kampionëve, duke fituar pesë të fundit. Humbja e fundit kundër këtyre kundërshtarëve në turne daton në mars 2011 (2-3 në shtëpi kundër Interit).

LAZIO-BAYERN

LAZIO (4-3-3) - Provedel; Marusic, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Isaksen, Immobile, Felipe Anderson. Trajner: Sarri.

BAYERN(4-2-3-1) - Neuer; Mazraoui, Upamecano, Kim, Guerreiro; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Musiala; Kane. Trajner: Tuchel.

Sfida të nxehta

Ndeshjet e Champions League në futboll, mes Lazios e Bayernit dhe PSG-së e Sociedadit priten me padurim.

Lazio në presion sikurse edhe Sociedadi. 

Lazio - Bayerni

Lazio: Provedel, Marushiq, Gila, Romagnoli, Hysaj, Vecino, Guendouzi, Luis Alberto, Isaksen, Immobile dhe Felipe Anderson.
Bayerni: Neuer, Mazraoui, Upamecano, M.-J. Kim, Guerreiro, Kimmich, Goretzka, L. Sané, T. Müller, Musiala dhe Kane.

PSG -  Sociedad

PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Danilo Pereira, Lucas Beraldo, Zaire-Emery, Vitinha, Fabian, Dembele, Mbappe dhe. Barcola
Sociedad: Alex Remiro, H. Traore, Zubeldia, Le Normand, Javi Galan,  Zubimendi, Merino, Mendez, Kubo, Barrenetxea dhe Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat