Isaku: Konkurrentët tanë janë Shkupi dhe Shkendija 

Futboll

Isaku: Konkurrentët tanë janë Shkupi dhe Shkendija 

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 21:46
Besart Isaku

Në fundjavë fillon pjesa e dytë e kampionatit maqedonas në futboll. 

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum është favorit i madh për titull. 

Skuadra shqiptare ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe synon që të mbrojë titullin.

Drejtori sportiv i kampionit Besart Isaku ka folur për mediumin maqedonas “SportSport”.

“Faza jonë kryesore ishte në Antalia, luajtëm edhe disa ndeshje miqësore me rivalë të fortë.

Sigurisht që rezultatet ishin dytësore për ne, por ishte e rëndësishme që trajneri Shpëtim Duro t'u jepte një mundësi të gjithë lojtarëve, thjesht të zgjedhë ekipin titullar.

Sigurisht që jemi gati të mirëpresim pjesën pranverore dhe takimin e parë me Rabotniçkin në Shkup të dielën”, thotë Isaku. 

“Sezoni i kaluar ishte historik për ne. Për herë të parë klubi ynë që ekziston për  8-9 vite, ishte më i miri në vend dhe Strugës si qytet i sollëm suksesin më të madh sportiv në historinë e qytetit.

Po, sigurisht që synojmë që këtë sezon të jemi kampionë në Maqedoni. Nuk e fshehim, kemi një skuadër të madhe, kemi një trajner të madh, jemi kampionë dhe prandaj them se po shkojmë për një titull të ri.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë.

Konkurrentët tanë janë Shkupi dhe Shkendija, skuadra të mëdha që do të kërkojnë rastin e tyre për të na kaluar, është sportive, por ne synojmë të jemi më të mirë se ata”, tha mes të tjera Isaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat