Nga Kavaja në Llap

Futboll

Nga Kavaja në Llap

Nga: K.G. Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Shehu

Llapi ka përforcuar radhët me sulmuesin Eduard Shehu.

Llapi aktualisht renditet në vend të dytë me 37 pikë e ka 6 më pak se lideri i kampionatit, Ballkani.

“Sulmuesi i qendrës, Eduard Shehu ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi.
23-vjeçari vjen nga skuadra shqiptare, Besa Kavajë.

Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si: EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli.

Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik t'i tregoj cilësitë e tij”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat