Muller: Asgjë nuk është humbur

Futboll

Muller: Asgjë nuk është humbur

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:45
Pamje nga ndeshja

Mesfushori sulmues i Bajern Munihut, Tomas Muller, u shpreh se pavarësisht humbjes 0-1 ndaj Lacio në ndeshjen e parë të 1/8 tës të Ligës së Kampionëve, asgjë nuk është e mbyllur për sa i përke kualifikimit.

“Kemi ende edhe 90 minuta për të luajtur, ndaj jemi optimist. Luajmë në fushën tonë dhe pres që tifozët të na mbështesin.

Pres një ndeshje shumë mbrojtëse nga Lacio pas dy javësh, një ekip që do të presë gabimet tona, ashtu si në ndeshjen e parë. Një stil mbrojtës shumë Italian”, tha më tej Muller.

“Ndeshjet me Lacio janë të vështira, por mendoj se rezultati i sfidës së pare, lë ende gjithçka të hapur. Kemi ekip të mirë, që i duhet edhe pak fat”, u shpreh Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat