Sarri flet pas triumfit ndaj Bayernit: Mundëm një nga më të fortët e Europës

Futboll

Sarri flet pas triumfit ndaj Bayernit: Mundëm një nga më të fortët e Europës

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Mauricio Sarri

Lacio befasoi jo pak opinionin sportiv. Bardhekaltrit mposhtën 1-0 Bajernin e Mynihut në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Mauricio Sarri nuk e ka mohuar kënaqësinë dhe gëzimin nga ky triumf, por gjithashtu kërkon të qendrojë edhe me këmbë në tokë. Ai ka thënë për mediat se është i vetëdijshëm që në Gjermani e pret ferri.

“Ekziston një kënaqësi që kemi mundur një nga ekipet më të forta të Europës, por gjithashtu pendohem për shanset që patëm në fund.

Ata janë një ekip i fortë, madje edhe djemtë që erdhën nga stoli më impresionuan.

Le ta shijojmë këtë fitore, por ne e dimë që do shkojmë në ferr në Gjermani”, ka thënë Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat