Përballja me Tiranën?

Futboll

Përballja me Tiranën?

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:27
Orges Shehi

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të derbit të kryeqytetit kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku do të përballet për herë të parë me ish-skuadrën e tij, por thekson se nuk do të jetë një sfidë personale.

Partizani synon suksesin përballë rivalëve të vjetër pasi një sukses ndaj bardhebluve do të ishte një bonus psikologjik për skuadrën.

"Nuk mendoj se është sfidë e imja personale.

Mendoj se është sfidë mes dy klubeve që kanë rivalitet historik. Kështu që kur kërkojmë nga lojtarët që të mos kenë dozë të madhe emocionale, sigurisht që dhe te ne te stafi do e trajtojmë si ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare. Në karrierën time kam kaluar shumë derbi.

Qëkur isha pjesë e Partizanit si lojtar mund të kenë qenë 10-12 derbi, por edhe 10 të tjera kur isha trajneri i Tiranës. Kështu që ju garantojmë që e kemi atë eksperiencën për t’u mos rrëmbyer nga doza emocionale", tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat