Klopp jep lajmin e mirë

Futboll

Klopp jep lajmin e mirë

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:10
Klopp

Mohamed Salah mund të rikthehet në stërvitje javën e ardhshme pasi po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar kur luante në Kupën e Afrikës me kombëtaren e Egjiptit. Ai  ka konfirmuar lajmin e shumëpritur është trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Sulmuesi fillimisht u diagnostikua me një tendosje në muskulin e tij të pasmë dhe u mendua se do të rikthehej shpejt. Klopp dha një përditësim pozitiv për gjendjen e Salah: “Ai po shkon në drejtimin e duhur.

Shpresojmë, por nuk e dimë ende 100%, që ai mund të jetë pjesë e stërvitjes javën e ardhshme”.

“Ai po kryen procedurën e detyrueshme për atë dëmtim, por situata është pozitive. Do të jetë duke u stërvitur me ne javën tjetër ose javën pas”, u shpreh më tej trajneri gjerman i “reds”.

Salah po kalon një tjetër sezon mbresëlënës për Liverpool, me 18 gola dhe nëntë asistime në të gjitha ndeshjet (14 gola në Premier League) deri më tani këtë sezon. Ai ka ndihmuar skuadrën të ngjitet në krye të renditjes në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat