Manchester United bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Futboll

Manchester United bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:48
Gleison Bremer

Manchester United synon të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer gjatë verës. 

Një lajm që ka befasuar të gjithë dhe bërë publik nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Një transferim që duket i vështirë, për faktin se lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me bardhezinjtë.

Madje klubi italian i ka bërë me dije Manchester United se ky transferim do të kushtojë 60 milionë euro.

Bremer është në sezonin e tij të dytë me Juventus, të gjashtin në Serie A, teksa më parë ka qenë te Torino. Këtë sezon ai ka realizuar edhe dy gola në 2 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur.

Te Juventus gjithnjë kanë besuar te lojtari, që së fundi edhe ka rinovuar kontratën, ndaj dhe largimi do të ndodhë me pëlqimin e skuadrs torinez për një shifër që plotëson kërkesat ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat