Finalja e Kupës “Carabao”

Futboll

Finalja e Kupës “Carabao”

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 14:50
Trent Aleksander-Arnold

Trent Aleksander-Arnold pritet ta humbasë finalen e Kupës Carabao kundër Chelseat pas dëmtimit në gju..

Mbrojtësi i Liverpulit luajti 46 minuta në fitoren ndaj Bërnlejt në fundjavë, por 25-vjeçari u zëvendësua nga Harvi Eliot nga trajneri Jyrgen Klop.

“The Times” tani ka raportuar se anglezi do të humbasë finalen e Kupës Karabao në “Uembli” më 25 shkurt, pasi ai e përkeqësoi dëmtimin e gjurit duke luajtur në ndeshjen e fundit.

Anglezi pritet të mungojë gjithashtu në ndeshjet e Premier Ligës kundër Brentfordit dhe Lutonit.

Por Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje për herë të parë që kur u dëmtua në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Edhe Chelsea pritet të jetë pa mbrojtësin Benua Badiashil, pasi ai do të mungojë për të paktën një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat