Mori vesh lajmin e hidhur në ditën që shënoi dy gola

Futboll

Mori vesh lajmin e hidhur në ditën që shënoi dy gola

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:45
Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, luajti në fitoren 3:1 të klubit ndaj Copenhages të martën mbrëma, pavarësisht nga pikëllimi për humbjen e gjyshes së tij në fundjavë.

Norvegjezi luajti plot 90 minuta në Danimarkë, pavarësisht se mori lajmin tragjik familjar se Tone Rasdal, nëna e babait të tij Alfi, ndërroi jetë të shtunën në moshën 80-vjeçare.

Sipas gazetës norvegjeze “Nettavisen”, Rasdal ndërroi jetë në azil në Sivdahaimen në Bryne, që ndodhet në bregun jugor të Norvegjisë, me funeralin e saj që do të bëhet javën e ardhshme.

Vdekja e saj ndodhi në të njëjtën ditë kur Haland kishte luajtur për Cityn kundër Evertonit, madje duke shënuar një dopietë. Nuk dihet nëse ai ishte informuar për lajmin në momentin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat