Tifozët e Lazios nuk e kuptuan para ndeshje vendimin e Sarrit

Futboll

Tifozët e Lazios nuk e kuptuan para ndeshje vendimin e Sarrit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 17:01
Hysaj

Lazio arriti që të fitojë kundër Bayern Munchen në shifrat 1-0, në ndeshjen e parë të Champions League.

Tani mbetet që të shihet edhe përballja e kthimit, për të vendosur ekipin që do të kalojë më tej.

Shumë po qeshnin kur panë titullar të rikthyer Elseid Hysajn.

Tifozët e Lazios nuk e kuptuan para ndeshje vendimin e Sarrit, teksa shkodrani ka përfunduar në stol për shumë ndeshje të Serisë A.

Megjithatë Hysaj bëri një ndeshje fantastike, deri në momentin kur u dëmtua në pjesën e dytë dhe doli nga fusha.

Tuttomercatoëeb e ka vlerësuar me notën 6.5, ndërsa vlerësimi më i lartë te Lazio ishte nota 7. “Një ndeshje shumë e mirë e Hysajt që eliminon dhe arrin të mbajë në krahë një “përbindësh” si Sane”, shkruhet në vlerësim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat