Jorginho zgjedh 5 më të mirët e Premier Leagues

Futboll

Jorginho zgjedh 5 më të mirët e Premier Leagues

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:07
Jorginho

Duke folur për JD Football, Jorginho-s iu kërkua të zgjidhte pesë lojtarët më të mirë në Premier League dhe prezantuesi ndërhyri duke i thënë: “Unë mendoj se do të thuash Kevin De Bruyne, Mohamed Salah Salah dhe Erling Haaland”.

Jorginho u pajtua me De Bruyne, Salah dhe Haaland përpara se të thoshte: “Këta të tre me siguri, por është e vështirë”.

Prezantuesi tha: “Rodri, ndoshta?”

Jorginho u përgjigj: “Mund të jetë, por unë do të zgjedh Saka”.

Ndërsa italiani po mendonte për zgjedhjen e tij të fundit, lojtarë si Martin Odegaard, William Saliba dhe Virgil van Dijk u përmendën përpara se të zgjidhte Reece James.

Vendimi i tij për të emëruar James befasoi prezantuesin, i cili e pyeti nëse ylli i Chelseat është më i mirë se Trent Alexander-Arnold i Liverpool-it.

Jorginho u përgjigj: “Kam vënë Reece James në vendin e pestë. Ai dhe Trent janë pak më ndryshe, por për ekipin tim unë zgjedh Reece, mendoj se ai është më i kompletuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat