Zbulohet qëndrimi i Al-Khelaifit ndaj vendimit të sulmuesit

Futboll

Zbulohet qëndrimi i Al-Khelaifit ndaj vendimit të sulmuesit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:38
Nasser Al-Khelaifi

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve nga Franca, në fund të seancës stërvitore të së martës, kampioni francez njoftoi presidentin e tij, Nasser Al-Khelaifi, se nuk do ta rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor.

Pasi ky lajm u bë publik kudo, ish-futbollisti tani komentator, Jerome Rothen zhvilloi një bisedë me presidentin e PSG-së Nasser Al-Khelaifin mbi këtë çështje, të cilën e zbuloi edhe për mediet.

“Presidenti i PSG-së më tha se ndjehet i zhgënjyer, por ai është një biznesmen, tashmë ishte mësuar me idenë se mund të humbiste një pjesë të investimit të bërë gjashtë vjet më parë te Mbappe.

Ai vlerësoi që Mbappe ia tha vendimin që kishte marrë ballë për ballë. Ndaj sulmuesit nuk do të ketë sanksione, ndërsa Al-Khelaifi në përgjithësi është i kënaqur me mënyrën se si shkoi ky investim”-deklaroi Rothen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat