Dinamo e Zagrebit trondit Betisin në Sevilla, Hoxha 62 minuta

Futboll

Dinamo e Zagrebit trondit Betisin në Sevilla, Hoxha 62 minuta

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Dinamo e Zagrebit sonte ka heshtur kritikët e saj me fitoren në Sevilla, me rezultat 1:0 ndaj Betisit, në takimin e parë të së tetës së finales së Conference League.

Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është paraqitur nga minuta e parë në radhët e skuadrës së madhe kroate.

Hoxha është zëvendësuar në minutën e 62-të por që ka treguar angazhim të madh në fushë.

Në minutën e 76-të, kapiteni Bruno Petkoviç ka shënuar nga penalltia për fitoren e dinamovitëve.

Dinamo ishte me fat në minutën e 88-të ku shtylla ia mohoi golin nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra e futbollistit Willian Jose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat