​“Tik-tak”, skuadra e Kosovës paralajmëron “ardhjen” e Mbappes

Futboll

​“Tik-tak”, skuadra e Kosovës paralajmëron “ardhjen” e Mbappes

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 08:41
“Korriku”, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur gatishmëri për ofrimin e top sulmuesit francez.

Të enjten u raportua se Kylian Mbappe ia ka bërë të ditur drejtuesve të Paris Saint Germanin se në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Edhe pse klubi francez ende nuk e ka zyrtarizuar një vendim të tillë, mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi tashmë është në kontakte me lojtarin duke i propozuar atij ofertën e parë konkrete.

Por, vendimi i Mbappes natyrisht se ka bërë bujë edhe në Kosovë, madje duke ngjallur reagime të shumta. Madje, në këtë valë reagimesh, është përfshirë edhe një klub kosovar.

Duke ditur se Mbappe është lojtari i lirë, klubi i Ligës së Parë, “Korriku”, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur gatishmëri për ofrimin e top sulmuesit francez.

“Tik-Tak...Kylian Mbappe ne jemi gati, le ta bëjmë këtë të ndodh”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat