​Behrami: Fajet për situatën e Napolit i ka De Laurentis

Futboll

​Behrami: Fajet për situatën e Napolit i ka De Laurentis

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 09:37
Valon Behrami

Ish-mesfushori i Napolit, Valon Behrami, ka fajësuar direkt presidentin e Napolit Aurelio De Laurentis për rënien drastike të skuadrës pas fitimit të titullit sezonin e kaluar.

“Partenope” fituan titullin e tyre të parë në Serie A në më shumë se 30 vjet, por Luciano Spalletti u largua dhe Kim Min-jae u shit te Bayern Munich.

Pavarësisht se skuadra ka mbetur kryesisht e njëjtë, ata kanë pasur ecuri të dobët, si nën drejtimin e Rudi Garcias dhe tani me Walter Mazzarrin si trajner.

“Javë pas jave, gara për hyrje në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar”, tha Behrami për “Rai Radio 1 Sport”.

“Ka pasur konfuzion dhe kaos që nga fillimi i sezonit. Në janar, strategjia e transferimeve nuk dukej se varej nga lloji i sistemit që ata duan të zgjedhin. Çdo javë ne shohim një sistem taktik të ndryshëm dhe kjo nuk ndihmon”, shtoi ai.

Ka gjithashtu tension në prapaskenë me Piotr Zielinski që refuzon të nënshkruajë një kontratë të re dhe shkon drejt Interit si lojtar i lirë, ndërsa Victor Osimhen ishte në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë që nga fundi i dhjetorit.

“Së bashku me ato situata, periudha pas Scudetto-s është trajtuar në një mënyrë shumë kaotike dhe konfuze. Nga presidenti doli një ego e madhe, ai donte të tregonte herë pas here se ishte vendimtar në fitimin e titullit. Ai nuk kishte nevojë, sepse sigurisht të gjithë e dimë se personi që vendos paratë meriton kredi”, theksoi Behrami.

Behrami ishte pjesë e skuadrës së Napolit nën drejtimin e Mazzarrit gjatë mandatit të tij të parë në klub, pasi trajneri u kthye pas një dekade për të zëvendësuar Garcian të shkarkuar në tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat