Pochettino: Ndaj Cityt do të jemi në sulm

Futboll

Pochettino: Ndaj Cityt do të jemi në sulm

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Mauricio Pochettino

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, ka thënë se ndaj Manchester Cityt duhet pasur guxim për të sulmuar. 

Të shtunën në kuadër të Javës së 25-të Manchester City e pret Chelseas.

Në nëntor Chelsea i mori Cityt barazim në një ndeshje ku u realizuan tetë gola e e cila u mbyllë 4-4. 

"Man City po bën shumë mirë dhe është një nga ekipet më të mira në botë.

Është një ekip që të domonon dhe të bën të vuash.Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kemi kuptuar është se duhet të sulmojmë", ka thënë Pochettino. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat