Premierliga sjell sonte derbin mes Man Cityt dhe Chelseat

Futboll

Premierliga sjell sonte derbin mes Man Cityt dhe Chelseat

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:06
Manchester City – Chelsea

Manchester City – Chelsea është derbi që spikat për ditën e sotme nga ligat kryesore evropiane. Derbi në fjalë i takon javës së 25-të në Premierligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim prej orës 18:30.

Këto dy skuadra edhe këtë sezon kanë objektiva krejtësisht të kundërta. Man City sërish lufton për titullin e kampionit, kurse Chelsea për një renditje sa më të mirë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mbledhur 52 dhe renditet e dyta në tabelë me vetëm dy pikë më pak se lideri, Liverpooli, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat