Edon Zhegrova uron për pavarësi: Unë, biri yt, Kosovë

Futboll

Edon Zhegrova uron për pavarësi: Unë, biri yt, Kosovë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Edon Zhegrova

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite të veçantë, një mesazh urimi nuk ka munguar as nga ylli, Edon Zhegrova.

“Unë biri yt Kosovë, të urojë ditën e pavarësisë. Gëzuar”, shkroi ai në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Sulmuesi i Lille një urim e bëri edhe në gjuhën angleze.

Ai gjithashtu shpërndau edhe urimin e legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana, i cili kishte përfshirë 24-vjeçarin në urimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat