Topa tenisi dhe makina me telekomandë në fushë

Futboll

Topa tenisi dhe makina me telekomandë në fushë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:54
Topa tenisi dhe makina

Topa tenisi të hedhur në fushë, makina me telekomandë që garojnë rreth drejtkëndëshit të gjelbër, të drejtuara nga tifozët në tribuna.

Ngjarja ka ndodhur në Bundesligë gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Këlnit dhe Werder Bremenit, në kuadër të javës së 22-të të kampionatit.

Kjo është një protestë mjaft kurioze, por domethënëse, e realizuar nga publiku i ligës së lartë gjermane, e cila ka përfshirë tifozë të ndryshëm gjatë ndeshjeve të fundit. Një qëndrim kundër vendimit të Federatës Gjermane të Futbollit për t’u hapur ndaj investitorëve të rinj të jashtëm.

Mospajtimi i tifozëve është gjithmonë duke gjetur forma të reja kontestimi, teksa hyrja e makinave lodër në fushë është padyshim një nga më të bukurat. Vetëm javën e kaluar, në ndeshjen e divizionit të dytë të Hamburgut dhe Hanoverit, ndeshja u ndërpre për shkak se tifozët kishin vendosur brava biçikletash në një shtyllë porte.

Kishte nevojë për përdorimin e një sharre elektrike për t’i prerë ato. Në ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Këlnit, megjithatë, u hodhën monedha çokollate, siç ndodhi edhe në Borussia M’Gladbach-Werder.

Gjithçka shpërtheu kur Federata Gjermane e Futbollit votoi në favor të fillimit të negociatave për të sjellë një investitor privat, i cili mund të promovonte të drejtat televizive. Protesta u ngrit menjëherë pas votimit në favor të 24 nga 36 klubet e kategorisë së parë dhe të dytë.

Një preferencë e mazhorancës, që i dha dritën jeshile këtij operacioni. Sigurisht, mobilizimi i popullit gjerman dhe i tifozëve të ndryshëm mund t’i vërë në vështirësi të mëdha drejtuesit e futbollit në Gjermani, të cilët gjithashtu mund të prisnin përpara se të vazhdonin.

10 shkurtin e kaluar, hedhja e topave të tenisit kishte ndodhur tashmë gjatë ndeshjes mes Borussia Dortmundit dhe Freiburgut, gjë që e detyroi Emre Can të ekspozohej personalisht para tifozëve, për t’iu kërkuar atyre të qetësoheshin.

Në rastin e ndeshjes së djeshme mes Këlnit dhe Werder Bremenit, loja filloi sërish me disa minuta vonesë për t’i lejuar punonjësit e fushës të pastrojnë fushën nga topat e tenisit dhe të bllokonin ato makina me telekomandë. Sigurisht, protestat në futbollin gjerman nuk do të ndalen këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat