Anglezët janë të sigurt: Ky do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it

Futboll

Anglezët janë të sigurt: Ky do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:01
Klopp

“Xabi po bën një punë të jashtëzakonshme. Gjenerata e re e trajnerëve është tashmë këtu dhe unë do të thoja se Xabi është një nga më të mirët. Ai është një ish-lojtar i klasit botëror, që ka punuar me trajnerët më të mirë. Kjo gjithmonë ndihmon pak.

Pastaj ai ishte tashmë trajner në fushë që kur luante. Futbolli që ai shpreh, skuadrat që ndërton dhe nënshkrimet që ka bërë janë absolutisht të jashtëzakonshme”.

Jurgen Klopp gjithashtu e konsideron trajnerin aktual të Bayer Leverkusenit si zëvendësuesin e tij ideal. Pankina e Liverpool-it duket se ka gjetur njeriun e duhur për të çuar përpara projektin e gjermanit, që fitoi gjithçka me të kuqtë, duke ofruar për më tepër një futboll të njohur dhe spektakolar.

Klopp vendosi të pushonte dhe drejtuesit e “Reds” menduan menjëherë të kontaktojnë një ish-yll të klubit, i cili është bërë ndërkohë një nga trajnerët më të vlerësuar në Evropë. Xabi Alonso e çoi Leverkusenin nga fundi i Bundesligës në krye, në vetëm 16 muaj. Basku ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe po dominon kampionatin gjerman, pas fitores 3-0 ndaj kampionit në fuqi, Bayern Munich.

Futbolli i tij di të kombinojë momentet e spektaklit të pastër me efektivitetin më shumë se bindës në fazën e mbrojtjes. Kështu ka befasuar, për shembull, skuadrën e Tuchel në përplasjen direkte.

Pasi mendoi për De Zerbin, Liverpool-i preferoi të fokusohej tek një trajner më i ngjashëm me Klopp në disa koncepte.

Rrëmbimi i tij nga Bayer Leverkusen duket më pak i vështirë sesa pritej duke qenë se në kontratë, siç raportohet nga “Bild”, ekziston një klauzolë që do t’i lejonte spanjollit të lirohet, por vetëm të pranojë ofertën e klubeve ku ai luajti: Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat