Trajneri i Fulham-it: E morëm për t’i çuar performancat tona në një tjetër nivel

Futboll

Trajneri i Fulham-it: E morëm për t’i çuar performancat tona në një tjetër nivel

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:04
Armando Broja

 

Fulhami do të përballet ditën e nesërme me Aston Villa-n në javën e 25 të Premier League-s.

Trajneri i londinezëve ka folur përpara mediave në prag të këtij takimi, duke dhënë përgjigje edhe në lidhje me Armando Brojën. Marco Silva e vlerëson mjaft lart sulmuesin shqiptar, për të cilin thotë se është një lojtar i një cilësie ‘top’.

“Armando erdhi në klubin tonë për të rritur performancat tona në një tjetër nivel dhe besoj vërtetë që ai është i aftë ta bëjë atë. Ka një garë të madhe mes tyre dhe më takon mua të vendos. Ai (Broja) është stërvitur shumë mirë.

Po stërvitet fort. Ai e di që duhet të përshtatet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është një lojtar i një kualiteti të lartë. Por ka ndryshime nga një ekip në tjetrin. Duhet të përshtatesh me atë që pret trajneri. Duhet të krijosh lidhje shokët e skuadrës gjithashtu.

Po i tregon cilësitë e tij në çdo moment në stërvitje dhe më takon mua të vendos se cila do të jetë zgjidhja më e mirë. Sigurisht që jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. 2-3 javë më parë dhamë maksimumin për ta sjellë në klubin tonë. Asgjë nuk ka ndryshuar tani, vetëm se Rodrigo (Muniz) shënoi 3 gola në dy ndeshje”, ka deklaruar Marco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat