Ancelotti refuzon pyetjet për Mbappen

Futboll

Ancelotti refuzon pyetjet për Mbappen

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:42
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti dha konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Rayo në Vallecas, me start orën 14:00. Trajneri i Real Madridit nuk ka dashur të flasë për Mbappe, pavarësisht lajmeve të fundit mbi francezin, i cili po afrohet gjithnjë e më shumë me klubin madrilen.

Trajneri italian është përpjekur të zgjidhë çështjen e Modric, i cili ka gjithnjë e më pak minuta aktivizim, edhe pse mund të ketë një shans kundër Ray.

Ndeshja e nesërme – “Vallecas është gjithmonë transfertë e komplikuar, ndeshja do të jetë e njëjtë nesër, ndaj një rivali që ka nevojë për pikë dhe që ka motiv shtesë për shkak të ndryshimit të trajnerit. Duhet të japim më të mirën tonë, sepse këto janë momente të rëndësishme”.

Lëvizja e fundit e Mbappe – “E shoh, dëgjoj, e kuptoj që është tema juaj e ditës, por jo e jona. Duhet ta përfundojmë sezonin sa më mirë”.

Nëse është thënë diçka për Mbappen në dhomat e zhveshjes – “Ne kemi folur për transfertën e nesërme, e dimë që është një ndeshje jetike për këtë sezon. Njerëzit mund të flasin, e kuptoj, do të doja ta mbyllja mirë këtë sezon, të fitoja tituj. Ka ende shumë kohë për të menduar mbi sezonin e ardhshëm”.

Tchouaméni si qendërmbrojtës pa pasur ndonjë emergjencë – “Kur të kthehen qendërmbrojtësit, mendoj se roli i tij nuk do të jetë i tillë. Është e vërtetë që ai mund të kontribuojë në mënyrë të përsosur atje, po mësohet shumë shpejt me atë rol të ri dhe është shumë i zgjuar”.

Rasti Modric – “Ne e kemi diskutuar këtë çështje mes veti. Është normale të jetë e vështirë për të, sepse Luka është mësuar të luajë gjithmonë. E kuptoj në mënyrë të përsosur, ai është dikush shumë serioz, lojtar i disponueshëm që mund të luajë çdo ndeshje”.

Një status tjetër për Modric – “Ai vazhdon të kontribuojë me atë që ka dhënë më parë, mbetet shembull se çfarë duhet të jetë një profesionist”.

Çfarë i mungon Güler-it – “Ai është mirë tani, mund të luajë nga fillimi. Tani ka nivelin për të kontribuar, duhet të luftojë për pozicionin e titullarit. Siç e thashë, ndonjëherë duhet të jeni të duruar”.

Nëse të gjithë më të mirët mund të luajnë së bashku, siç tha Zidane – “Po, më të mirët duhet të luajnë. Në futboll, dy janë gjërat më të rëndësishme: cilësia dhe ekuilibri. Nëse mund t’i keni të dyja, mund të jeni të suksesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat