Alban Xhaferi batuta për 105-vjetor: M’ka shku menja me dal kampion

Futboll

Alban Xhaferi batuta për 105-vjetor: M’ka shku menja me dal kampion

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:43
Alban Xhaferi - majtas

Vllaznia do të luajë përballë Egnatias ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”. Sfida ëq do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës do të startojë në orën 17:00. Në prag të kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

“Gëzuar të gjithë bashkë. Vllaznia është një aset Kombëtar, është nderi i Kombit.

Ka një histori të jashtëzakonshme lojtarësh. Jemi munduar të bëjmë aktivitete gjatë këtyre ditëve.

Sot është dita e ndeshjes dhe së bashku me festimet për 105 vjetorin të fitojmë sot. Më ka shku mendja me dal kampion.

Gjithçka është e hapur për Final Four. Jemi larg matematikës dhe gjithçka është e hapur. Ndoqa ndeshjen Laçi-Dinamo dhe të gjithë janë në garë që nga Teuta e lart”, u shpreh Alban Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat