Augsburgu pëson humbje, Rexhbeçaj 75 minuta

Futboll

Augsburgu pëson humbje, Rexhbeçaj 75 minuta

Nga: K. G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 17:39
Pamje nga ndeshja

Augsburgu përkundër orvatjeve deri në fund, mbeti pa pikë në Mainz.

Vendasit me një lojë të mirë triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I.

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është paraqitur titullar për Augsburgun dhe u zëvendësua në minutën e 75-ë. 

Van den Berg shënoi në minutën e 44-të e një minutë më vonë Amiri i Mainz dështoi nga penalltia. 

Augsburg renditet në vend të 13-të me 23 pikë e Mainz në të 17-tin me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat