Man Utd bën prioritetin kryesor të afatit kalimtar

Futboll

Man Utd bën prioritetin kryesor të afatit kalimtar

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Ten Hag

 

Manchester United janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Mathys Tel, gjatë afatit kalimtar veror.

Tel, i cili iu bashkua Bayernit në 2022 nga Rennes, është paraqitur në 27 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por ka marrë vetëm 731 minuta në fushë.

I nervozuar për rolin e tij të limituar në ekip, 18-vjeçari mund të marrë rrugë jashtë Gjermanisë verën e ardhshme, ka raportuar Sky Sports.

Raporti shton se gjiganti i Ligës Premier, Manchester United kanë pyetur për situatën e lojtarit dhe e kanë diskutuar mundësinë për ta transferuar atë pas hapjes së afatit kalimtar në verë.

Tel tashmë është në dijeni të interesimit nga “Djajtë e Kuq” dhe mund ta konsiderojë mundësinë për t’u bërë pjesë e tyre në rast se një ofertë e duhur vjen në drejtim të tij.

Bavarezët në anën tjetër do të tentojnë nënshkrimin me një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, pasi kanë vendosur që të mos e zgjasin bashkëpunimin me Eric Maxim Choupo-Moting.

Të besuarit e Thomas Tuchel, të cilët janë pesë pikë mbrapa liderit Bayer Leverkusen, do të synojnë rikthimin tek fitoret të dielën, teksa do të përballen me Bochumin në një përballje jetike për vazhdimësinë e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat