Vllaznia feston ditëlindjen me fitore

Futboll

Vllaznia feston ditëlindjen me fitore

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 19:15
Balaj

Vllaznia triumfon ndaj Egnatias dhe konsolidon pozitat në zonën Play Off të renditjes.

Shkodranët bëjnë edhe më të bukur festën e 105-vjetorit, ditëlindje që e festuan vetëm një ditë më parë, teksa këtë të shtunë ia dolën të mposhtin me rezultatin 2-1 Egnatian kryesuese.

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani e nisi vrullshëm ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të bekim Balajt, që u gjet në vendin e duhur për të devijuar në rrjetë një pasim të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit.

Egnatia riktheu baraspeshën në minutën e 27’, me mbrojtësin e majtë Edison Ndreca, që shënoi një gol spektakolar me një goditje potente, duke dërguar sferën në cepin e portës së Qarrit. 

Në pjesën e dytë shkodranët gjetën edhe golin e dytë me një goditje perfekte të Ildi Grudës, teksa më pas menaxhuan mirë lojën, duke marrë një tre pikësh me mjaft rëndësi.

Shkodranët nuk mposhteshin që prej 2 dhjetorit, pikërisht ndaj Egnatias në Rrogozhinë, teksa kompletuan kështu plot një fazë perfekte, me 7 fitore dhe dy barazime, që i kanë ngjitur në kuotën e 40 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat