Ndahen në paqe Manchester City e Chelsea 

Futboll

Ndahen në paqe Manchester City e Chelsea 

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Pamje nga ndeshja

Manchester City në finish e ka shmangur humbjen në duel me Chelsean, në derbin e madh anglez të javës së 25-të në Premier League.

Ndahen në paqe (1:1) Manchester City e Chelsea.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë Sterling solli gëzim tek Chelsea, duke shënuar për 0.1.

Rodri në minutën e 83-të ka shmangur humbjen, duke barazuar rezultatin 1:1.

Liverpooli kryeson me 57 pikë, pasojnë Arsenali me 55, Manchester City me 53 e Chelsea zë pozitën e dhjetë me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat