Flamurtari di si fitohet ndaj Korabit

Futboll

Flamurtari di si fitohet ndaj Korabit

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari do të presë në shtëpinë e tij skuadrën e Korabit për të bërë mes tyre llogaritë për sfidën e javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Një duel që do të luhet ditën e dielë në orën 13:30.

Si vlonjatët ashtu edhe dibranët do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave që kanë shumë të rëndësishme për “Play-Off”. Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 4-të me 36 pikë, ndërsa ekipi nga Peshkopia mban vendin e 6-të me 10 pikë më pak.

Flamurtari duket favoritë, pasi edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre anojnë nga vlonjatët. Në 8 sfida të zhvilluara mes Superiores dhe Kategorisë së Parë, 4 ndeshje kanë fituar kuqezinjtë dhe 2 përballje kanë shkuar në favorin e dibranëve.

Ndërkohë dy të tjera janë mbyllur në barazim.

Kujtojmë se duelin e fazës së parë mes të dyja skuadrave në këtë sezon e ka fituar Flamurtari me shifrat 2-1, teksa në Vlorë ditën e dielë Korabi do të tentojë “hakmarrjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat