Rodri: Nuk mund të ndodhë

Futboll

Rodri: Nuk mund të ndodhë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:19
Rodri - majtas

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, sulmoi gjyqtarët në një intervistë pas ndeshjes me Sky Sports pas barazimit 1-1 kundër Chelseat në Premier League.

City kaloi në diavantazh pasi Raheem Sterling finalizoi një kundërsulm të bukur në minutën e 42-të. Megjithatë, Rodri u bë edhe një herë shpëtimtari i skuadrës së Guardiola-s, duke futur topin në rrjetë në minutën e 83-të.

Spanjolli nuk ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, duke kritikuar paraqitjen e dobët mbrojtëse të kampionëve në fuqi në pjesën e parë në Etihad.

“Ne nuk patëm një pjesë të parë të shkëlqyer… Pësuam një tjetër gol të lehtë, duhet të mbrohemi më mirë,” tha ai.

Megjithatë, pjesa më e madhe e pakënaqësisë së Rodrit është shkaktuar nga gjyqtari Andy Madley dhe ekipin VAR të Premier League.

“Nuk dua të flas për arbitrin, por nuk mbaj mend një ndeshje me kaq shumë kontrolle VAR dhe asnjë për ne – nuk mund të ndodhë.

Gjithmonë e shikon fytyrën e arbitrit dhe tani është, ‘vazhdo, vazhdo'”, shtoi Rodri.

Manchester City pati një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën me Liverpoolin në vetëm dy pikë me një ndeshje më pak. Megjithatë, edhe nëse ata fitojnë ndeshjen e tyre kundër Brentford, City do të vazhdojë të jetë një pikë larg Të Kuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat