Ky futbollist nis procedurat për të marrë pasaportën e Kosovës

Futboll

Ky futbollist nis procedurat për të marrë pasaportën e Kosovës

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Elvis Rexhbeçaj

Kosova do të ketë një tjetër “armë” për të përdorur në eliminatoret e Botërorit që do të mbahet në 2026.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bindur Elvis Rexhbeçajn të pranojë ftesën e përfaqësueses dardane.

Rexhbeçaj, i lindur në Prizëren më 1 nëntor të 1997-ës, deri më tani nuk ka mundur që të koleksionojë asnjë minutë me përfaqësuesen e Gjermanisë edhe pse ka nënshtetësi gjermane.

26-vjeçari aktivizohet si mesfushor qëndre dhe ka mjaft eksperiencë në Bundesligë.

Ai u rrit si talent nga ekipet e të rinjve të Volfsburgut dhe pasi debutoi me ekipin e pare u huazua në Këln dhe Bohum për më shumë minuta loje.

Në verën e 2022 Augsburgu bleu Rexhbecajn për 1.7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat