Gjimshiti garanci

Futboll

Gjimshiti garanci

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:07
Berat Gjimshiti

Lider jo vetëm në Kombëtare. Berat Gjimshiti e nisi me shiritin në krah ndeshjen Atalanta-Sassuolo (3:0), duke udhëhequr si kapiten skuadra zikaltër drejt fitores së pestë radhazi në Serie A.

Djemtë e Gasperinit ndodhen në formën të shkëlqyer, ndërkohë që Gjimshiti është kthyer në një nga liderët e skuadrës. Fantastik në fushë, më shumë se i rëndësishëm për Gasperinin, i vlerësuar nga shokët e skuadrës dhe i dashur nga tifozët.

30-vjeçari nga Lugina shqiptare garon prej vitesh në nivele të larta. Klas, saktësi, inteligjencë dhe përvojë. Edhe ndaj Sassuolos bëri një ndeshje shumë të mirë, të cilën shtypi sportiv italian e vlerësoi me këto fjalë dhe me notën 7.

“Kapiten i stilit Atalanta. Shiriti i kapitenit – i super merituar – e lartëson Beratin, i cili kthehet në një pikë të palëvizshme në mbrojtjen e Atalantës.

I merr frymën Pinamontit. E thjeshtë për mbrojtësin shqiptar për ta mbajtur nën kontroll sulmuesin kundërshtar.

Ky i fundit nuk e sheh topin fare, Berati e dominon dhe nis menjëherë sulmet e skuadrës.

Një siguri e madhe e Atalantës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat