Mbappe, ndryshim skenari?

Futboll

Mbappe, ndryshim skenari?

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:28
Mbappe

Kylian Mbappe ka përfunduar në qendër të një telenovele të vërtetë. Sulmuesi francez ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga PSG në fund të sezonit, por destinacioni i tij në verë nuk është ende i sigurt.

Nga Spanja kanë mbërritur zëra për një qasje gjithnjë e më konkrete nga Real Madridi pas avancimeve të dy viteve të fundit.

Tramsferimi në Madrid duket i sigurt, por Cadena Ser ka dashur të fusë disa dyshime për të ardhmen e kampionit francez.

Gazeta spanjolle ka shkruar se rrethi i lojtarit ka qenë në kontakt me Realin, por edhe me Manchester City-n.

“Nëpërmjet përfaqësuesve jozyrtarë, menaxherët e Mbappe kanë kontaktuar të dy klubet.

Një nga tre përfaqësuesit e tij ishte në qytetin e Mançesterit të hënën e kaluar dhe u takua me disa anëtarë të Manchester City përpara ndeshjes së Champions League”, ka shkruar gazeta spanjolle.

Telenovela duket se do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat