Kukësi “zhytet” në fund

Futboll

Kukësi “zhytet” në fund

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Superiorja ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 25-të, teksa gjithcka kulmoi me derbin e kryeqytetit dhe supersfidën e “Loro Boriçit”. Pas kësja jave një luftë e fortë po bëhet për “Final – Four” dhe për mbijetesën, ndërsa Egnatia pavarësisht humbjes me Vllazninë vazhdon tëë kryesorë kampionatin me 48 pikë.

Partizani arrin të rikthehet te fitorja në kampionat pikërisht në derbi, teksa përmbysën Tiranën në “Air Albania”. Demat triumfuan 2-1 ndaj bardhebluve dhe duke përfituar nga humbja e Egnatias shkurtonë në 8 diferencën me vendin e parë.

Ndërkohë pas fitores me Egnatian, Vllaznia e Qatip Osmanit ka të njëjtën kuotë pikësh me Partizanin, 40, ndërsa hedhin kështu kandidaturën edhe për titullin kampion. Pas shkodranëve ndodhet Tirana, e cila nuk ia doli të fitojë ndaj të kuqve në derbi. “Djemtë” e Julian Ahmataj kanë grumbulluar 34 pikë pas 24 javësh.

Me 2 pikë mëpak ndjek Dinamo, e cila barazoi me Laçin.

Ndërkohë Skënderbeu pas fitores me Erzenin ngjitet në klasifikim. Korçarër marrin fitoren e dytë rresht dhe shkojnë në kuotën e 31 pikëve, vetëm 3 pikë larg “Final – Four”.

Laçi ndjek me 2 pikë më pak dhe për kurbinasit barazimi ndaj Dinamos është i 4-ti rresht në kampionat. Teuta nga krhau tjetër merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për mbijesë.

Durrsakët mposhtën 1-0 Kukësin dhe tashmë kanë grumbulluar 24 pikë pas kaq javësh.

Erzeni mban vendin e 9-të me 23 pikë, ndërsa Kukësi mbyll klasifikimin me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat