Sherr mes familjarëve për varrimin e lojtarit

Futboll

Sherr mes familjarëve për varrimin e lojtarit

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 13:27
Pamje nga varrimi dhe lojtari Raphael Dwamena

Raphael Dwamena u nda nga jeta më datë 11 nëntor të vitit të shkuar gjatë ndeshjes që Egnatia po luante përballë Partizanit në Rrogozhinë.

Pavarësisht se sulmuesi ganez u transportua menjëherë në spital, për fat të keq ai nuk ia doli që të mbijetonte. Pas vdekjes së tij, trupi i futbollistit u nis drejt Ganës.

Por një ngjarje e turpshme ka ndodhur gjatë ceremonisë së tij mortore.

Fillimisht ishte planifikuar për të premten në Adjiringanor Astro Turf, por kjo nuk ndodhi duke bërë që të shtyhet për të shtunën e 17 shkurtit.

Kjo ndodhi për shkak të zënkës që gruaja e të ndjerit kishte me pjesën tjetër të familjes së Dwamenas. Mediat ganeze bëjnë me dije se ka patur mosmarrëveshje për ritet mortore që do bëheshin për të ndjerin.

Në një intervistë të dhënë, motra e futbollstit tregoi se ceremonia nuk u zhvillua as ditën e djeshme, duke theksuar se si fillim duhet të rregullojnë konfliktet brenda familjes. Kjo nënkupton se një tjetër ceremoni do të mbahet nga familja e Dwamenas. Por gruaja e futbollistit ka ngulur këmbë që ceremonia të zhvillohej dje sipas traditave që familja e të vejës ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat