Kombëtarja U17 merr pjesë në fazën finale të kualifikimeve për Euro 2024 

Futboll

Kombëtarja U17 merr pjesë në fazën finale të kualifikimeve për Euro 2024 

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:12
Lista

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave, të hënën, do të udhëtojë në Portugali, ku do të zhvillohet faza e dytë (finale) e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Suedia 2024”.

Dardanet e reja janë të përfshira në Grupin 2 të Ligës A, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Finlanda dhe Islanda. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 21 deri më 27 shkurt.

Në këtë fazë të Ligës A do të përcaktohen shtatë skuadrat që do t’i bashkohen Suedisë në turneun final të Evropianit, që mbahet prej 5 deri më 18 maj, derisa skuadrat e fundit në grupe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën B.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi do të ketë në dispozicion 20 futbolliste për këtë fazë kualifikuese, ku 13 lojtare janë nga kampionati vendor, e shtatë nga klubet jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat