Rashford nxjerr në shitje Rolls Royce-n e shkatërruar

Futboll

Rashford nxjerr në shitje Rolls Royce-n e shkatërruar

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:40
Makina

Markus Rashford ka nxjerrë në shitje për një të tretën e çmimit që e bleu Rolls Royce-n e tij luksoz, të cilin e aksidentoi shtatorin e kaluar.

Sulmuesi i Mançester Junajtid duket se nuk do ta përdorë më makinën luksoze, e cila i kushtoi plot 700.000 mijë stërlina.

26-vjeçari me versionin “Black Badge Wraith” u përplas në dalje të qendrës stërvitore të Junajtidit në Kerrington me një shofere në moshë, e cila shpëtoi për mrekulli.

Sipas medieve britanike Rashford ka marrë deri më tani 112 oferta.

Edhe pse Rolls Royce i tij i tipit Black Badge Wraith kërkon të paktën 100 mijë stërlina që të rikthehet në gjendje pune mësohet se oferta më e mirë ka qenë plot 152,750 mijë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat