Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e 7-të sezonal

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e 7-të sezonal

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 18:22
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka rigjetur rrugën e rrjetës në LaLiga.

Sulmuesi i Kombëtares e nisi si titullar ndeshjen e sotme të Granadas përballë Almerias në shtëpi. Në minutën  e 75’ beratasi do të shënonte golin që do t’i jepte barazimin ekipit të tij.

Ky është goli i 7-të sezonal për sulmuesin e Kombëtares. Uzuni rikthehet kështu te rruga e golit, një gol që mungonte që nga 3 janari në fitoren 2-0 ndaj Cadiz.

Një sezon pozitiv për bomberin e Granadas që vjet shënoi plot 23 herë në LaLiga2, por elita spanjolle është tjetër nivel. Megjithatë, 7 gola deri në javën e 25-të të kampionatit teksa kanë mbetur edhe 13 javë të tjera për t’u luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat